TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, nje nga kritiket e ashper te kryedemokratit Lulzim Basha ne PD, e ka ironizuar keqazi me nje krahasim qe i ka bere me trajnerin italian Ventura pas shkaterrimit qe i solli kombetares fqinje.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Patozi shkruan se Basha eshte qesharak si Ventura, por ndryshe nga Italia, ku atje u mblodhen ca burra dhe e shkarkuan, “në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit”.
Postimi i Patozit
KUPTIMI I UNANIMITETIT NË SHQIP DHE ITALISHT
E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por traineri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.
Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij.
Dhe të gjitha këto i thonte në diten e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.
U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin.
Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.