AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 21:01

PS përgatitet për prokuror të ri: Nuk do të ketë një “Llalla 2”

PS përgatitet për prokuror të ri: Nuk do të ketë

Nuk do të ketë “Llalla 2”.

Kjo është deklarata e deputetit socialist, Alket Hyseni, anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Zyrtarisht, mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, përfundon më 7 dhjetor, dhe jo dy vjet më vonë.

“Nuk ka ndonjë interpretim, ligji e ka te përcaktuar qartë, ligji është strikt ne ketë çështje. Le te shpresojmë qe ne ditët ne vijim do te ketë zhvillime te reja ne krijimin e Këshillit të Lart te Prokurorisë (KLP). Me krijimin e KLP do te vazhdohet me procedurat kushtetuese dhe ligjore për të zgjedhur edhe prokurorin i ri.  Nuk mund te konceptohet qe një mandat qe është i mbyllur te vazhdoj me tej”, tha Hyseni në një intervistë për Tema Tv.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende pasi nuk ka kandidat nga shoqëria civile.

TPZ.AL