AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 18:52

“Peshqit e mëdhenj”/ Vasili ‘thumbon’ Lu-në: Ç’të presim në janar?

“Peshqit e mëdhenj”/ Vasili ‘thumbon’ Lu-në:

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI, i ftuar në studion e Report Tv u shpreh  se  ambasadori amerikan, Donald Lu duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen Tahiri. Vasili tha se Lu duhet t’i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm.

“Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?”, ishin këto fjalët e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

TPZ.AL