AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 16:57

Shtatë ministret e Mbrojtjes, ja “rivalet” e Olta Xhaçkës në NATO

E veshur me xhaketë të kuqe dhe pantallona të zeza dhe e vendosur në rreshtin e parë në krah të Shefit të Natos, Stoltenberg, ministrja shqiptare e Mbrojtjes shkëlqeu jo vetëm me “look”-un e saj në foton zyrtare të Ministerialit të NATO-s, të mbajtur në datat 8-9 nëntor në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

Vetëm 38 vjeçe, Xhaçka ishte më e reja në moshë nga shtatë ministret femra të Mbrojtjes nga 29 të tillë që ka Aleanca e ushtarake e NATO-s.

Përveç Shqipërisë, ministre femra kanë edhe Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Holanda dhe Slovenia.

Por, cilat janë ato?

SHQIPËRI - Olta Xhaçka, 38 vjeçe. Prej shtatorit 2017, mban funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik. Ish-ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Deputete e Partisë Socialiste

FRANCË – Florencë Parly është ministria e Forcave të Armatosura të Francës (54 vjeçe). Zëvendësoi një tjetër ministre, Sylvie Goulard, të dorëhequr pas një skandali.

 

 

 

GJERMANI - Ursula von der Leyen. 59 vjeçe. Ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë nga dhjetori i vitit 2013. Mjeke. Deputete. Ish-ministre e Familjes, Gruas dhe të Rinjve. Ka shtatë fëmijë.

 

 

ITALI - Roberta Pinoti është dy herë ministre e Mbrojtjes së Italisë (2014 dhe 2016). 56 vjeçe. Është dekoruar me medaljen e “Legjionit të Nderit” nga ambasada franceze në Itali (2008).

 

 

SPANJË - Maria Dolores de Cospedal Garcia. 52 vjeçe. Juriste. Avokate e Shtetit. Deputete.

 

 

 

HOLANDË - Ank Bijleveld-Schouten, 55 vjeçe. E ka nisur karierën si police. Është zgjedhur ministre e Mbrojtjes, më 26 tetor 2017.

 

 

 

SLLOVENI – Andreja Katiç, 48 vjeçe. Ministre e Mbrojtjes nga 13 maj 2015. Diplomuar për juriste.

 

 

 

TPZ.AL