AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 19:49

Kretë, arrestohet trafikanti shqiptar i heroinës

Kretë, arrestohet trafikanti shqiptar i heroinës

Një shqiptar 34-vjeçar, i cili shpërndante drogë në klubet e natës së Iraklion të Kretës, u arrestua nga policia greke.

Fillimisht shqiptarit, i cili bashkëpunonte me një grek 56-vjeçar, iu gjetën 15 gram heroinë, por pas kontrollit në shtëpi atij iu gjet një inventar i madh: 3 kg heroinë, 84 gram kokainë, 420 tableta droge, si dhe iu sekuestruan 3290 euro.

Shqiptari e shpërndante drogën me makinë.

TPZ.AL