TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama ka ndërtuar narkoshtetin dhe ngrehina do të bjerë mbi kokën e tij, të Olsi Ramës dhe Saimir Trafikut.
“E dorëzoi Edi Rama Saimi Tahirin, por kur Tahiri i nxorri kokën e maçokut, atë të Olsit, i nxori Xibrakën, Rama heshti dhe bllokoi dhënien e autorizimit Prokurorisë.
Pjerin (Ndreu) duhet të kesh një moment sinqeriteit. E bllokuan drejtësinë në një akt unik 27-vjeçar.
Pandeli (Majko), shikoni sa prova ka prishur zonja Tahiri, që shkon në zyrën e të shoqit nga pesë orë. Ajo duhet ta dijë mirë se për atë që po bën po krijon dyshime.
850 mijë euro dhe dy patentat e 20 dhe 100 tonëshit. Pse nuk flet Edi Rama për to? Shtrojini pyetje Edi Ramës, pse nuk thotë një çerek fjale për 850 mijë eurot, për dy patentat.
Zoti Ruçi, ka një një javë që zhduket nga Parlamenit. Olsi i trafikut, se po të mos që Edi me Olsin, Saimirit s’ia mbante kurrë të blinte skafe, apo të jepte makinën, nuk ia mbante të vinte në të këtë situatë.
Një pjesë e madhe e socialistëve s’kanë lidhje me kanabasin, por duan respektimin e ligjit. Po, u them se ky është Edi Rama. Është e afërt koha kur ju të gjithë do të skuqeni duke parë se cili është Edi Rama i vërtetë”.
TPZ.AL