TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si mund të bëni një aplikim të suksesshëm për Lotarinë Amerikane?
Është vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ajo që jep pesë këshilla për shtetasit shqiptarë.
“Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës #AskAnna #PyetAnën”.
Ja dhe këshillat e dhëna në Facebook, që Ambasada sugjeron që të gjithë të interesuarit dhe që i ka renditur në një formë interesante, si një menu e “kuzhinieres” Ana.
-Aplikoni vetëm një herë gjatë DV-2019;
-Përfshini në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes tuaj
-Hiqni syzet për foton;
-Ngarkoni një foto të re për çdo vit që aplikoni;
-Ngarkoni foton e saktë për secilin anëtar të familjes tuaj.
Për shkak të disa problemeve në sistem, lotaria amerikane shtyhu aplikimet deri në datën 22 nëntor.
Tpz.al/d.f./
