AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 21:01

Hoxha: Janë kryer 6 vrasje në Ekuador, mes tyre 2 shqiptarë

Hoxha: Janë kryer 6 vrasje në Ekuador, mes tyre 2 shqiptarë

Gazetari investigative, Artan Hoxha, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se në Ekuador janë vrarë 6 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

“Ky është shqiptari i dytë i vrarë për kokainë në Ekuador. Kohët e fundit shqiptarët kanë mbërritur ne Ekuador një shtetas që është një personaszh që drejton grupin e kokainës, ka tetë vite që qëndron atje. Emri akoma nuk është bërë i ditur. Dyshohet që është viktima e gjashtë brenda 6 muajësh, dhe shqiptar është i dyti . Pozicionin e Kolumbisë e ka zënë, Ekuadori, Peruja, Bolivia. Ekuadori prodhuesi më i madh i kokainës në botë.”- u shpreh Hoxha.

Rakipi: Një shtetas shqiptar i është bërë atentat në një nga vendet e Amerikës Latine…ç’farë dini ju?

Hoxha: Po, është qëlluar në Guaekil të Ekuadorit, qyteti i dytë më i madh. I kemi parë shqiptarët të mbërrinin në Venezuelë dhe tani kanë mbërritur në Peru dhe Ekuador. Shtetasi në fjalë ka 8 vjet që qëndron atje ka marrë edhe shtetësinë .

Rakipi: Ende nuk dihet emri?

Hoxha: Akoma, nuk e ka bërë të ditur as policia e Ekuadorit..dyshohet të jetë viktima e 6 në Ekuador, si shqiptar është i dyti

/TPZ.AL/