TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Holanda mund të rivendosë sistemin e vizave për shqiptarët
Kështu shkruan portali “De Dagelijkse Standaard”, i cili i referohet një opinioni të shefit të policisë së Roterdamit.
Në fakt, gjatë muajit te tetor, ministri i Drejtësisë, Stef Blok van Veiligheid, i ishte përgjigjur deputetit të Partisë Kristian Demokrate Appel, Pieter Omtzigt, se nuk duhej të shqetësohej për “shifrat e krimit të shqiptarëve” në Holandë, të cilat konsideroheshin të ulëta dhe se nuk kishte mjaftueshëm arsye për t’u shqetësuar realisht”.
“Por, - shkruan portali, - shefi i policisë së Roterdamit mendon ndryshe nga ministri Blok van Veiligheid. Për atë, çdo shqiptar është një i dyshuar”.
“Ka aq shumë shqiptarë të dyshuar aq sa janë edhe të regjistruar si rezidentë”, - citon kryepolicin portalin holandez.
Tani kabineti holandez kërkon t’u japë një përgjigje shqiptarëve, duke aktivizuar procedurat e kërkimit të pasjes së një vize për të hyrë në Holandë.
Tpz.al/d.f./