TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të hetuar pasurinë e Saimir Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi shkresa disa bankave, hipotekave, drejtorisë së transportit rrugor dhe OSHEE-së, të cilat duhet të verifikojnë se çfarë posedon ish-ministri dhe rrethi i tij familjar.
Klan shkruan se me këtë veprim hetimor, Krimet e Rënda kërkojnë që të hedhin dritë mbi dyshimet që ata kanë se Saimir Tahiri ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës që kryente grupi “Habilaj” dhe për këtë ai ka përfituar shuma të ndryshme monetare.
Informacion i detajuar pritet nga bankat e nivelit të dytë, pas verifikimeve të llogarive në emër të Tahirit dhe familjarëve të tij më të afërt. Një sërë shkresash i janë nisur edhe hipotekave për të pasur një listë të pronave të paluajtshme që ish-ministri i Brendshëm dhe rrethi i tij familjar posedojnë, shkruan tvklan. Raportim është kërkuar edhe nga drejtoria e transportit rrugor për makinat që janë në emër të ish-ministrit. Prokuroria ka kërkuar të dhëna edhe OSHEE, por pa specifikuar se për çfarë do të shërbejnë në hetimin e kësaj dosje.