TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Athanas Xhavara dhe Edison Sefa janë dy viktimat e fundit të krimit të rrugës.
Makinat e biznesmenit 42-vjeçar nga Gjirokastra (“Toyota”), por me banim në Tiranë në zonën e “Astirit” (rruga “Foto Xhavella) dhe të 22-vjeçarit nga Tirana (“Benz Mercedes”) u përplasën kokë më kokë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:25, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme te kthea e Arbanës në aksin rrugor Vaqar-Ndroq.
Athanas Xhavara (i lindur më 12 tetor 1975), i cili një vit më parë kishte marrë edhe pasaportën greke (maj 2016), ishte pronar i tri kompanive (HXH, Iliria 2 dhe Suli-Company), një prej të cilave ishte edhe “HXH”, ku ai ishte bashkëortak me D.H .
Pikërisht, nga ambientet e kësaj kompanie (HXH) me qendër në Pezë-Helmës po kthehej Xhavara, përpara se të ndodhet aksidenti fatal, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe lagështisë në rrugë.
TPZ.AL