TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trafiku i kokainës ka qenë shkak i atentatit ndaj një shqiptari në qendër të qytetit Guayaquil në Ekuador, sipas policisë vendase. Dy persona e kishin ndjekur me motorr shqiptarin dhe në momentin që makina e tij ka ndaluar e kanë qëlluar me 4 plumba pistolete. Makina e blinduar e ka shpëtuar nga vdekja shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat ekuadoriane. Nga pamjet shihet se shqiptari lëvizte me një mjet luksoz. Makina ka qenë e blinduar për shkak të kërcënimeve që kishte marrë më parë viktima ka thënë shefi i policisë së qytetit për gazetarët. Nga kronika e televizioneve ekuadoriane është qartësuar edhe një skemë e atentatit, që ka pasur si shkak prishjen e pazareve të kokainës. Ky është atentati i dytë që ndodh në Ekuador ndaj shqiptarëve. Disa muaj më parë u vra Ilir Hidri.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=NsMzqZO5Q2g