AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 13:39

Berisha për Ramën: Ikën si djalli nga temjani

Berisha për Ramën: Ikën si djalli nga temjani

Deputeti demokrat Sali Berisha ka ndërhyrë në seancën e sotme plenare të kërkojë prezencën e Kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar kreut të kuvendit me fjalët: thirre të vijë këtu.

Por Ruçi i ka propozuar Berishës të kërkojë interpelancë pyetjesh për ta patur Kryeministrin në sallë.

Duke iu drejtuar Ramës me emërtimin e tij të preferuar Noriega, Berisha u shpreh se kryeministri nuk guxon të shkojë në takimet, mbledhjet apo seancat ku diskutohen problemet e drogës: “Noriega ikën si djalli nga temiani”, u shpreh ai.

“U bëj me dije shqiptarëve se pse Noriega po braktis çdo arenë. Bëhet takimi zyrtar i policisë dhe FBI, ikën si djalli nga temjani. Bëhet takimi tjetër, përsëri po kaq i rëndësishëm, ia mbath. Bëhet diskutimi këtu për drogën 850 mijë euro, përsëri ia mbath. Në këtë mënyrë ka vendosur ai të mbrohet zotëria e tij? Nuk mbrohet dot, nuk ka shpresë. I thuaj të vijë këtu!!”, deklaroi më tej ish-kryeministri.