TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tifozët e Lacios shpesh kanë kritikuar dhe kontestuar merkaton e udhëhequr nga presidenti Klaudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare në vitet e fundit.
Tani që skuadra e Lasios është duke bërë gjërat edhe më lart se pritshmëritë, duke qenë zonat e larta të renditjes, të gjithë tifozët kanë hipur në “vagonin” e fitimtarëve.
Sjellja klasike e tifozit mesatar, që kur fiton është në rregull me ty dhe te disfata e parë të hidhet fyt.
“Realiteti është i tillë që drejtori sportiv Igli Tare po bën ngadalë- ngadalë një hakmarrje të bukur për ata që e konsideronin atë një drejtues jo në lartësinë e duhur”, - shkruan portali italian Calcioweb.eu.
Nga Strakosha te Luis Alberto duke kaluar te Milinkovic-Savic dhe Marusic.
“Lë të nisemi nga portieri Strakosha, Lacio e mori në vitin 2012 nga Panionosi i Greqisë me një çmim të lirë. Megjithatë, Luis ALberto është kryevepra e vërtetë e drejtori sportiv shqiptar. Në fakt, spanjolli erdhi në verën e vitit 2016 nga Liverpuli për 4 milionë euro dhe tani te vlen të paktën tri herë më shumë.
“19 milionë euro shpenzuan për të blerë Milinkovic-Savic, por tani Lavio kërkon të paktën 100 për mesfushorin. Qershia mbi tortë është Çiro Imobile: pas shumë vitesh vështirësish, sulmuesi napolitan po tregon se është një nga ‘pykat’ më të mirë në Europë”, - shkruan portali i njohur italian.
Tpz.al/d.f./