AKTUALITET, 8 Tetor 2017, 16:11

Panuçi sfidon Italinë: Në fushë nuk njoh as babain tim!

Panuçi vs. Italia. Kjo është sfida e sfidave brenda 90 minutave të Shqipëri-Itali në “Loro Boriçi”

Kjo do të jetë hera e 14-të që Italia do të përballet me një kundërshtar te drejtuar nga një trajner italian. Më parë ajo është ndeshur me këta trajnerë: Foni (Zvicër, 4 herë), Trapatoni (Irlandë, 4), Ghedin (Malta, 4), Zakeroni (Japoni, 1) dhe De Biazi (Shqipëri, 2).

Por, sipas gazetës sportive italiane “Corriere Dello Sport”, trajneri Panuçi e ka përjashtuar opsionin “dhuratë” ndaj Italisë.

Do të jepja gjithçka për ta mundur, në fushë nuk njoh as babanë tim”, - citohet pasuesi i Xhani De Biazit.

Mesazhi është i qartë për trajnerin e Italisë, Ventura, pavarësisht se “axurrët” e siguruan matematikisht një vend në “play-off”.

Drejtoj Shqipërinë dhe dëshiroj t’i dhuroj një kënaqësi të madhe tifozëve tanë. Do të japim maksimumin për ta mundur, edhe pse e dimë se kemi pak mundësi. Jam italian, por në atë mbrëmje nuk ka rëndësi”, - thekson Panuçi, i cili është trajneri i tretë italian në stolin e Shqipërisë pas Xhuzepe Dosenës dhe Xhani De Biazit. / Dash Frashëri/TPZ.AL/