TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qendra për Barazi dhe Liri dhe disa organizata të tjera në Kosovë do të organizojnë paradën e parë LGBT në këtë vend. Parada do të quhet "Në emër të dashurisë" dhe do të mbahet javën tjetër në Prishtinë.
Parada do të nisë në sheshin qëndror "Skënderbej" dhe do të përfundojë në sheshin "Zahir Pajaziti".
Blert Morina, nga organizata CEL, tha për BIRN se shpreson që qytetarët ti bashkohen kësaj parade.
Kjo do të jetë parada e parë LGBT në Kosovë, edhe pse vitet e kaluara janë organizuar marshime. Këto marshime u mbështetën nga një pjesë e politikanëve, por opinioni publik mbetet në masë diskriminues ndaj këtij komuniteti.
Balkan Insight / TPZ.AL