TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mbajti një takim me strukturat e partisë, në qytetin e Durrësit ku akuzoi ndër të tjera edhe kompozimin e qeverisë Rama. Kryemadhi kritikoi kryeministrin për numrin e shumtë të zëvendës-ministrave dhe kapjen e tyre prej oligarkëve.
“U fol për qeveri të vogël, por ka emëruar 33 zëvendës-ministra dhe asnjë prej tyre nuk është përfaqësues i Partisë Socialiste, por i oligarkëve që kanë kapur pushtetin. Rama sulmon njerëzit e thjeshtë, sepse është bërë njësh me oligarkët dhe krimin, por ne jemi këtu për t’i dhënë fund kësaj tradhëtie”, tha kreu i LSI-së.
Kryemadhi kujtoi edhe problemet e hasura nga stafi i LSI, gjatë fushatës elektorale të muajit qershor, ndërsa akuzoi se shteti ishte bërë një me krimin.
“Ju kaluat një terror të papërshkruar në qershor, nga krimi që ishte bërë palë me shtetit. Edi Rama është bërë palë me krimin, të cilit i ka vënë në dispozicion shtetin. Ai nuk është më vetëm një rrezik kombëtar, por edhe një rrezik rajonal”, deklaroi Monika Kryemadhi.