TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehen bandat e rrugëve. Në një nga arteret me trafikun më të madh në Shqipëri.
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes faqes zyrtare të tij në “Facebook” (me mbi 1 milion ndjekës) akuzoi Policinë se ndihmon bandat, ndërsa ato “bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit” (Durrës-Morinë).
Gjithçka vjen pas një denoncimi më postën elektronike të ish-Kryetarit të Partisë Demokratike, ku një “qytetar dixhital” shkruan se është “sulmuar me gurë nga 3-4 persona, ndërsa policia u tregua e pa interesuar për rastin”.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha: “Bandat bëjnë ligjin ne Rrugën e Kombit! Policia e ndihmon me sehir! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb”
“Pershëndetje, shokë,miq e jarana, parmbrame me mjetin tim transportus isha duke u kthyer nga durresi drejt per ne kosove, dhe papritmas një grup prej 3,4 personave me sulmuan me gurë,por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetem deme materiale, rasti me ka ndodhur ne Milot siper ures, njo dy kilometra vazhdova dhe takova nje postbllok policor i tregova ngjarjen qe me kishte ndodhur po hasa ne vesh te shurdher, andaj bashkqytetar ju lutem nese mundeni ju lutem qe tju shmangeni udhtimet gjatë nates.” /TPZ.AL/