AKTUALITET, 5 Nëntor 2017, 20:29

LAJMI I FUNDIT/ Vdes në spital i riu që u qëllua në Shkodër (Foto në brendësi)

Ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës në Tiranës, shtetasi Hermes Beqiri i cili ditën e djeshme u qëllua në Shkodër nga dy shtetas në një lokal. Beqiri, 23 vjeç, u qëllua në lagjen Kiras, ndërsa ka qenë disa herë i arrestuar për vjedhje. Ai u transportua menjëherë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës , ndërkohë që Policia ka ndaluar dy personat që e qëlluan.