TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një interviste ekskluzive për TPZ.al, arkeologu dhe politikani i njohur, Neritan Ceka, jep alarmin për atë që po ndodh në Shqipëri me monumentet arkeologjike.
Çështja e një ndërtimi në Butrint është shndërruar në çështjen e ditës midis opozitës dhe Qeverisë, ku në qendër të vëmendjes është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Por, çfarë po ndodh realisht atje dhe sa i rrezikuar është një nga sitet më të vizituar arkeologjikë në Shqipëri?
“Ajo që ndodh në Butrint, s’ka të bëjë me ndërtimin e një kafeneje. Ky është banalizimi i problemit. Por, janë procedurat që kalojnë në duart e biznesit, jo të specializuar e një vlere që është e UNESCO-s. Butrintin po e merr biznesi, pa asnjë strategji. Unë nuk kam asnjë kundërshtim nëse Butrinti nesër, qoftë dhe menaxhohet nga një kompani private, nuk do të më habiste, por kjo duhet bërë në marrëveshje me bordin e Butrintit, duhet të bëhet me UNESCO-n, do të bëhet në transparencë të plotë me specialistët që kanë punuar me Butrintin, jo me nëpunës që vijnë nga askush dhe shkojnë tek askushi. Duhet bërë sipas rregullave. Firmës “Hako” i kanë dhënë shërbimet, tjetrit i kanë dhënë restaurimin: në mënyrë të rëndomtë, që s’ mund të ndodhë në asnjë vend të botës”, - tha arkeologu dhe politikani i njohur, Neritan Ceka.
Intervista e plotë
https://youtu.be/3ld8rLJHsNc