AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 11:33

Berisha në kuvend: Ju tregoj pse kruhet Edi Rama

Berisha në kuvend: Ju tregoj pse kruhet Edi Rama

Vijojnë batutat dhe akuzat në seancën e sotme të kuvendit, mes kryeministrit Rama, kreut të opozitës Basha dhe ish liderit të PD-së Berisha. Ky i fundit akuzoi edhe një herë Ramën se është përdorues droge dhe kjo duket qartë nga shenjat që shfaq, kur flet në foltore.

‘Pse kruhet Edi Rama, kur flet në foltore. Ju them unë. Këto janë shënja që ai është përdorues i kokainës. Lexoni për pasojat e drogës dhe do ta kuptoni pse kruhet Rama’, tha Berisha, ndërs shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje në sallë.