AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 15:21

Nuk i shkrepi pistoleta ndaj policit, arrestohet shqiptari që vodhi diamantet në Maltë

Nuk i shkrepi pistoleta ndaj policit, arrestohet shqiptari që vodhi

U drejtoi pistoletën policëve maltezë, por shqiptari i shumëkërkuar nuk arriti ta shkrepë dot.

Ramazan Hysa dhe miku i tij ishin duke pirë në një nga baret më të njohura në Paceville të Maltës, pasi kishin grabitur disa mijëra euro mall në një dyqan bizhuterish, “Diamond International”, në Tigne, kur patrulla e policisë shkoi për t’i arrestuar.

“Të dy u arrestuan’ por nuk është e ditur nëse shoku i tij i pijes kishte të bënte me krimin”, - shkruan gazeta “Malta Today”.

Për Hysajn policia malteze kishte një nxjerrë një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

Hysa dhe shoku i tij kishte vjedhur bizhu në vlerë disa mijëra euro, duke thyer vitrinat me shkop bejzbolli dhe të armatosur me shotgan dhe një levë.

Dy shqiptarët përdorën maska gjatë grabitjes, madje plagosën me qytën e shotganit edhe punonjësin e sigurisë, pasi më parë shtinë në ajër, për t’u larguar më pas me një veturë të bardhë, të cilën e braktisën në Gzira e vazhduar arratisjen me biçikletë. (d.f/Tpz.al)