AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 14:59

Berisha zbulon ëndrrën: Dua të fitoj Ligën e Europës

Berisha zbulon ëndrrën: Dua të fitoj Ligën e Europës

Etrit Berisha ka marrë një rol protagonisti. Në Serinë A me Atalantën dhe në Kombëtare me Shqipërinë.

Por, portieri shqiptar nuk është i kënaqur me kaq, edhe pse i ka pritur një penallti yllit të Juventusit, Paolo Dibala.

“Fillimi i kampionatit është pozitiv dhe në Europë kemi marrë 4 pikë në 2 ndeshje. Nuk ishim mësuar të luanim çdo tri ditë, por jemi përshtatur, falë një trajneri si Gasperini, që të shtyn të japësh gjithçka”, - tha Berisha për portalin italian Gianlucadimarzio.com.

“Ëndrra ime? Besoj se, ajo të gjithëve ne është të çojmë lart trofeun e Ligës së Europës, por për të qenë realistë, duhet të mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës”, - shton portieri shqiptar, që tashmë është një titullar i padiskutueshëm te klubi italian i Serisë A. (d.f/Tpz.al)