AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 10:26

Rama sulmon opozitën: Nuk jemi të pakonkurrueshëm, por ju nuk jeni në garë

Rama sulmon opozitën: Nuk jemi të pakonkurrueshëm, por ju nuk

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, nga foltorja e kuvendit, në seancën e sotme. Në fokus ka përfunduar kreu i opozitës, të cilin Rama e akuzoi se u tërhoq nga marrëveshja e 18 majit, sepse nuk përballoi presionet  e Patozit dhe Jozefinës.

‘Luli nuk e përballoi dot presionin e brendshëm nga Jozefina dhe Patozi, ndaj u tërhoq nga marrëveshja e 18 majit, duke u sjellë si ajo lopa që e mbush kovën me qumësht dhe në fund i vë shkelmin’, tha Rama.

Kryeministri nuk la pa përmendur as LSI-në, ndërsa iu drejtua dy partive kryesore duke thënë ‘bir Lulzim i nënës, kë të qaj më parë, vëllanë apo motrën, që keni një hall’, ku i referohej PD-së dhe LSI-së. ‘Ne do të vazhdojmë të jemi në pushtet, jo se jemi të pakonkurrueshëm, por sepse ju nuk jeni fare në garë’, tha Rama në fjalën e vet.

TPZ.AL