AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 09:31

Bushati: Ligji për pakicat u miratua nga kritikët

Bushati: Ligji për pakicat u miratua nga kritikët

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi nga salla e Kuvendit se projektligji për mbrojtjen e pakicave është miratuar nga ata që sot e kritikojnë. Duke iu referuar kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha më herët se “ligji për pakicat bie ndesh me interesat kombëtare”, Bushati theksoi se Vasili, kur ishte ministër Drejtësie, ka firmosur këtë ligj, ndërsa sot kërkon që të luajë me këtë çështje.

“Listimi i pakicave në këtë ligj nuk do të thotë se të gjitha kanë të njëjtat karakteristika dhe të njëjtat të drejta. Përkundrazi, do të thotë që shteti, duke qenë se ka aderuar në Konventën Kuadër, nuk ka deklaruar njohje formale për asnjë prej pakicave, por fotografon realitetin dhe praktikën e akumuluar ndër vite. Ish-ministrat që kanë qenë në kabinet, kanë firmosur më parë, ndërsa sot kërkojnë që të luajnë me këtë çështje”, deklaroi Bushati.

TPZ.AL