AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 10:37

Basha: Rama, marrëdhënie direkte me kriminelë, trafikantë dhe biznesmenë të lidhur me krimin

Basha: Rama, marrëdhënie direkte me kriminelë, trafikantë

Kreu i opozitës i është përgjigjur gjithashtu mjaft ashpër Edi Ramës ,në Kuvend, ndërsa e ka akuzuar së është bërë një me krimin dhe i ka dorëzuar pushtetin kriminelëve.  ‘Edi Rama nuk është thjesht i kapur nga krimi, por është bërë një me krimin. Të gjithë zyrat e PS-së në rrethe drejtohen nga kriminelët, që mbajnë EdiRamën në pushtet me votën e grabitur dhe të blerë të shqiptarëve’.

Basha foli edhe për mos arrestimin e personave të kërkuar nga Interpoli dhe mbajtjen e tyre pranë Partisë Socialiste,  akuza të cilat i artikuloi edhe mbrëmë në emisionin ‘Opinion’.

‘Pse nuk i arreston kriminelët e shumë-kërkuar nga Interpolit? Pse e mbajte Durim Keçin për vite me radhë dhe nuk ia dorëzove Interpolit, por e përdore për të grabitur dhe blerë votat e shqiptarëve? Shteti i ka dalë në mbrojtje bandave, ndaj po përballemi me ngjarjet kriminale si ajo e Elbasanit, Lushnjës dhe të tjera që mund të ndodhin. Edi Rama ka marrëdhënie direkte dhe personale me kriminelë, trafikantë dhe biznesmenë të lidhur me krimin’, akuzoi Basha.

TPZ.AL