TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në seancën plenare në debatet që po zhvillohen për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.
Rama mbajti një fjalim të gjatë për opozitën. Ai tha se Partia Demokratike sot është një "gjysma-gjel", që nuk e ndjekin më qytetarët. Kryeministri u shpreh se se sot opozita ka "200 mijë pupla më pak".
Rama foli edhe për çadrën e opozitës përpara zgjedhjeve të cilën e konsideroi "një çadër dasmash", pa asnjë funksion. Ai tha se Lulzim Basha bëri një akt lidershipi pas marrëveshjes së 18 Majit, por më pas e mohoi këtë marrëveshje nga frika e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit.
Rama u ndal edhe tek bashkimi i opozitës dhe tha se të dyja partitë opozitare e kanë katandisur opozitën në një "sherrtore"
"Bir o Lul djali kë të qaj më parë, ty a motrën tonë, që keni një hall?" tha Rama duke ju refereuar liderit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Çështjet e krimit dhe drogës kryeministri nuk i konsideroi shumë të rëndësishme, dhe garantoi se qytetarët nuk e dëgjojnë më opozitën as për këto çështje.
Kryeministri foli gjatë edhe për shqiptarët dhe vetitë e tyre, duke e konsideruar votën e tyre jo vetëm një vlerësim për qeverinë por edhe ndëshkim për opozitën.
/TPZ.AL/