AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 11:16

Rama-Kryemadhit: Para se të publikoni foto, konsultohuni me fotografin e Enver Hoxhës

Rama-Kryemadhit: Para se të publikoni foto, konsultohuni me fotografin e

Nga foltorja e Kuvendit Edi Rama ka replikuar sërish ndaj Bashës e Berishës, duke u përmendur atyre ngjarjet e Gërdecit dhe ato të 21 janarit.

‘Sali, unë kurrë nuk të kam thënë vrasës ty, edhe pse shkaktove 21 janarin. Lulzim, nuk të kam thënë vrasës, edhe pse fatura që shteti duhet të paguajë për Gërdecin, është plot 10 milionë euro, ndërsa ju nuk formuloni dot një fjali, pa përfshirë fjalën krim, banda, drogë, Elvis Roshi, etj.’, tha Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, në lidhje me fotot e publikuar nga ajo, në Facebook, ku akuzonte Ramën për lidhje me krimin.

‘Keni marrë foto nga fushata, që nuk thonë asgjë, Unë aty jam, në fushatë takoj këdo, sepse nuk mund t'iu kërkoj kartën e identitetit. Gjithsesi kam një këshillë, para se të publikoni foto, konsultohuni me fotografin e Enver Hoxhës (iu referua Berishës)’, tha kryeministri.

TPZ.AL