AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 11:02

Berisha i përgjigjet Ramës: Je një m... në një copë mëndafshi

Berisha i përgjigjet Ramës: Je një m... në një

Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës, nga foltorja e Kuvendit, për sharjet e këtij të fundit, gjatë seancës së djeshme. Ish lideri i PD-së, zgjodhi një frazë në frëngjisht, të Napoleonit, për të përshkruar kryeministrin, por nuk ngurroi as ta përkthejë në shqip.

‘Sa i përket sharjeve të djeshme, mbrapa krahëve, ashtu si ti di të bësh, po të përgjigjem sot. 'Un merde dans un bas de soie’ do të thoshte Napoleoni,  ose 'një hale në një copë mëndafshi', je ti Edi Rama ’, tha Berisha, duke modifikuar disi përkthimin e frazës.

TPZ.AL