TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e shtetit ka njoftuar se pasi ka analizuar veprimet dhe mosveprimet e strukturave vendore të policisë së Gjirokastrës, në rastin e një ndërtimi pa leje, në Grykën e Këlcyrës, mbi lumin Vjosa, Drejtori i Përgjithshëm ka marrë disa masa për punonjësit, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi penale dhe administrative. Për shkeljet e vërejtura, në procesin e kontrollit dhe raportimit të rastit në fjalë, Policia e shtetit mori masa të shkarkojë dhe përjashtojë disa punonjës të saj.
Kështu u janë shkarkuar nga detyra, Gazmend Shehu, shefi i komisariatit të policisë së Përmetit dhe Edmond Anxhara, shef i stacionit të policisë në Këlcyrë. Gjithashtu u mor masa për përjashtim nga Policia e Shtetit, të inspektorit Dashnor Jakupi, specialist i policisë së zonës. Drejtori dhe zv. Drejtori i policisë së Gjirokastrës, ia hodhën vetëm me një vërejtje me shkrim, për këtë situatë.
TPZ.AL