AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 11:35

Edi Rama: Luli po bëhet filozof, ftoj Nard Ndokën të shkojë në gjyq për të drejtën e autorit

Edi Rama: Luli po bëhet filozof, ftoj Nard Ndokën të shkojë

Replikat mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, kanë vazhduar në seancën e sotme plenare.

Sipas Ramës, Lulzim Basha në fjalën e tij ka thënë se "peshkatari është peshku më i madh". Kryeministri tha se Basha po bëhet filozof si Nard Ndoka.

"Ftoj Nard Ndokën, të shkojë në gjyq për të drejtën e autorit", u shpreh Rama.

Ndërkohë Nard Ndoka është përgjigjur se Rama është nën efektin e kokainës dhe nuk ka përgjigje tjetër për të.

/TPZ.AL/