AKTUALITET, 13 Tetor 2017, 11:48

Kryemadhi për Ramën: Kur e ha tollumbin e krimit, të mban peng përgjithmonë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur sot në seancën plenare dhe i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama dhe batutave të tij për "motrën LSI".

Kryemadhi ka thënë se Rama ka frikë nga fotot me kriminelët, dhe nuk është burrë t'a pranojë që është në foto me një person në kërkim. Kryemadhi publikoi dje një foto të Ramës në një dasëm (shih foton më poshtë), dhe pretendon se njëri prej personave në foto është në kërkim.

Kryemadhi ka thënë se Rama ëshë i çekuilibruar. Sipas saj Rama ka ngrënë "tollumbin e krimit, i cili të mban peng për gjithë jetën".

/TPZ.AL /