TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve dhe 5 të tjerë janë shoqëruar dhe po merren në pyetje, një ditë pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre në Vlorë.
Ndërkohë që mësohet se, blutë e Vlorë kanë liruar kunatën dhe 7 persona të tjerë që kishte shoqëruar të dielën e 21 janarit 2018 lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ndonëse u dyshua si zjarr aksidental, Selkies dhe djalit të saj Olsi Hoxhallarit, banues në lagjen “1 Maji” në Vlorë u vranë me mjete rrethanore në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në trupat e tyre mjekët kanë konstatuar dëmtime fizike. 73-vjeçarja u gjet me shenja të dallueshme në fyt, ç’ka shton dyshimet se mund të jetë mbytur, ndërsa djali i saj me disa goditje në kokë.
Autorët e krimit për t’u siguruar që të mos kishte gjurmë krimi, i kanë vendosur flakën krevatit të 43-vjeçarit, nga ku flakët janë përhapur në gjithë dhomën.
Konfliket
Pas publikimit të ekspertizës, policia shoqëroi në komisariat familjarë të viktimave, kunatën, vajzat e saj, por edhe të afërm të tjerë e fqinj. Në momentin kur policia i ka kërkuar kunatës të shoqërohej në komisariat për t’u marrë në pyetje, gruaja ka bërë rezistencë. Ajo u është drejtuar bluve se nuk e ka bërë ajo krimin, si dhe s’kishte ku të linte fëmijët që t’i ndiqte ata. “Nuk i kam vrarë unë, s’kam bërë as turpe e asgjë. Po fëmijët ku t’i lë unë?”, është shprehur gruaja.
Një prej policeve femra i përgjigjet kunatës që po shoqërohej për t’u marrë në pyetje se do të sqarohej gjithçka në polici.
Mësohet se 43-vjeçari ishte emigrant dhe ishte kthyer për të takuar familjen e tij. Ai do të largohej sërish në vendin ku punonte, por në familjen Hoxhallari ka pasur edhe konflikte. Bëhet me dije se vëllai i viktimës është në burg, pasi është akuzuar se i ka vjedhur Olsit 12 milionë lekë. Policia po heton në disa pista, një prej tyre është edhe krimi në familje.