TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasditen e djeshme kryeqyteti dhe mbarë opinioni u tronditën nga një krim i rëndë që i mori jetën një 21 vjeçareje. 23-vjeçari Aldison Beluli qëlloi me armë mbi studenten e juridikut dhe më pas qëlloi edhe veten në kokë.
Vajza humbi jetën, ndërsa djali lufton me vdekjen në spital.
Por si ka qenë dinamika e ngjarjes? Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për 1 minutë.
Vajza Ariela Murataj ishte duke ecur me motrën dhe me kushërirën e saj para hyrjes së fakultetit të mjekësisë kur është afruar autori, Aldison Beluli.
Ky i fundit ka ndaluar duke i kërkuar Arielës që të sqaronin diçka bashkë, vetëm për pak minuta. Vajza ka pranuar, ndërsa motra dhe kushërira e saj kanë ecur vetëm pak hapa më larg, duke i lënë që të flisnin vetëm. Por menjëherë mes tyre ka nisur një debat, që ka zgjatur jo më shumë se 60 sekonda.
Në debat e sipër 23-vjeçari ka nxjerrë nga xhepi i xhupit një pistoletë dhe ka qëlluar 21-vjeçaren. Pastaj ka kthyer armën nga vetja duke tentuar edhe vetëvrasjen. Ai ka qëlluar veten në fytyrë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se djali i ka thënë vajzës me zë të lartë, " ose të kem unë o asnjë". Pas të shtënave dy të rinjtë u mbuluan me gjak të shtrirë në tokë, ndërkohë që kalimtarë të rastit tentuan t’i jepnin ndihmën e parë. Pak minuta pas të shtënave në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Ndonëse ngjarja ndodhi pak metra larg QSUT-së dhe një spitali privat ambulanca është vonuar disa minuta, ndërsa hipja në autori ka qëndruar disa minuta i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak dhe duke lëvizur. Transportimi i tij me ambulancë është bërë pas më shumë se 20 minuta nga momenti i ngjarjes.
Gjatë kësaj kohe e motra e Arielës bërtiste me të madhe që të vinte ambulanca, si dhe u dëgjua tek thoshte “që ta linin aty atë qen’’, për autorin. Për fat të keq 21-vjeçarja nuk mundi të shpëtonte duke ndërruar jetë, ndërsa autori, Aldison Beluli ndodhet në gjendje të rëndë në spital.