AKTUALITET, 22 Janar 2018, 08:24

Priten ndryshime, reshje shiu e bore sot në juglindje

Priten ndryshime, reshje shiu e bore sot në juglindje

Ditën e hënë, 22 janar, në shumicën e qarqeve nuk priten reshje, përjashtuar zonën juglindore, ku priten reshje lokale gjatë pjesës së parë të ditës.

Priten reshje në formën e dëborës deri në 400m, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara, do të zbresin deri në 300m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C / 10 °C

në vendet e ulëta: 1 °C / 9 °C

në vendet malore: -3 °C / 3 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.