TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë shokoi të dielën mbarë opinionin. Dhimbja më e madhe është për familjen e Ariela Muratit, vajzës e cila u vra nga i dashuri i saj. Familja ka hapur dyert e moritit prej ditës së djeshme në fshatin Zharrëz të Fierit.
Mes lotësh dhe pikëllimit miqtë e familjarët kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në shtëpinë e të atit, Petrit Muratit.
Familjarët kanë treguar se lajmin për sulmin e vajzës së tyre e kanë mësuar nga mediat. Madje, për ta ka qenë e pabesueshme pasi e ëma kishte folur me Arielën vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja tragjike.
Ariela i kishte treguar se po shkonte të takonte motrën. Pasi kanë marrë vesh ngjarjen e trishtë, prindërit e vajzës janë nisur me urgjencë drejt Tiranës me shpresën se do ta gjenin të gjallë. Sipas panorama vetëm kur janë afruar pranë spitalit në Tiranë, dy prindërit e Arielës kanë marrë vesh lajmin e hidhur, se Ariela kishte ndërruar jetë.
Aldison Belulaj është 23-vjeçari që qëlloi për vdekje vajzën, që i kishte kërkuar dorën në shtëpi, por ishte refuzuar prej saj.
Belulaj plagosi rëndë me një plumb në kokë veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.