AKTUALITET, 13 October 2026, 15:02

Protesta/ Të rinj me maska shkulin gardhin metalik, thyejnë xhamat, shqyejnë derën e hekurit e tentojnë të futen në Ministri. Vezë, gurë e kapsolla drejt godinës

Protesta/ Të rinj me maska shkulin gardhin metalik, thyejnë xhamat,

Studentët  janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë arritur të heqin gardhin metalik të trotuarit.

Disa prej tyre kanë shkulur pllakat e trotuarit dhe kanë qëlluar godinën, duke thyer edhe xhama. 

Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve!

Pas kësaj, disa të rinj me maska tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë.

Protesta e studentëve sot te Ministria e Arsimit kaloi në përshkallëzim. Të rinjtë goditën me kapsolla, vezë e më pas me gurë godinën teksa thyen dhe disa xhama.

Sakaq, një grup të rinjsh shkëputën me forcë kangjellat para godinës së ministrisë.

Menjëherë u afruan forcat e rendit të cilët me megafon paralajmëruan të rinjtë të distancohen nga aktet e dhunës.