TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nikos Kotzias, ministri i jashtëm grek ka qëndruar për tre ditë në Korçë, ku axhenda e tij nuk ka qenë e mbushur vetëm me takime.
Dy ministrat e jashtëm të Shqipërisë e Greqisë, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias kanë negociuar për problemet mes dy vendeve, disa prej të cilave datojnë dhjetëra vite më parë.
E ndërsa pak informacion mbërriti te mediat për negociatat shqiptaro –greke, ajo ç'ka ishte e thjeshtë për t’u kuptuar ishin përshtypjet e shefit të diplomacisë greke, Kotzias për Korçën.
Të premten, Kotzias vendosi të ecë në këmbë për të njohur më mirë qytetin e serenatave. Duke përfituar edhe nga fakti që një pjesë e madhe e delegacionit grek nuk kishte qenë ndonjëherë, pra e kishin herën e parë që vizitonin qytetin e Korçës, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ua ka shpjeguar shkurtimisht se çfarë përfaqëson ky qytet, një nga qendrat më të rëndësishme historiko-kulturore të vendit.
Restoranti dhe menuja për delegacionin grek u përzgjodhën që të përfaqësonin traditat më të mira të zonës. Nga lakrori me dy petë, salca e fshatit, kërnacka, petulla, shoqëruar me verë të zonës dhe raki të pjekur, gjithçka ishte përgatitur me detaje për Kotziasin dhe delegacionin e tij.
E si të mungonin serenatat korçare, ku një grup me kitarë krijuan një super atmosferë. Repertori nuk ishte vetëm shqiptar, por edhe grek. Kjo për t’u kënaqur të dy delegacionet.
Nga sa mësohet, Kotzias kishte edhe një kërkesë nga ky qëndrim tre ditor në Korçë.
“Do të kisha shumë dëshirë që të vija e të jepja mësim në qytetin e Korçës, pasi Kotzias është profesor në universitetin e Athinës.”