TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
LSI i ka bërë thirrje qytetarëve sot të bashkohen me protestën e banorëve të fshatit Verri të Fierit protestën që ka arritur tashmë deri në përplasje të forta me Policinë për të mos lejuar ndërtimin e fabrikës së djegies së plehrave. Nga selia e LSI, kryetarja Monika Kryemadhi ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama të tërhiqet nga ky projekt.
"Në qytetin e Fierit, - deklaroi Kryemadhi, - banorët janë duke u dhunuar barbarisht nga Policia e Shteti, pasi kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen fëmijët e tyre dhe të mos sëmuren bagëtitë dhe ca më shumë, të mos detyrohen të emigrojnë e të largohen nga shtëpitë e tyre.
Prej disa muajsh, një kompani e zotëruar nga militantë të PS-së, ka përfituar në mënyrë të dyshimtë tre koncensione për të ndërtuar tre impiante djegiesh. Në Fier ky projekt ëhstë refuzuar nga banorët, edhe në Mbyet, edhe në Mbrostar, edhe në Verri.
Banorët kanë të drejtë sepse ky projekt nuk ka lindur si nevojë e plehrave. Ajo që na duhet është një politikëe mirë për ndarjen në burim Incenerimi nuk ka vend në përgjithësi veçne në rastet kur plerat vijnë nga vende e tjera të BE dhe nëse ky është qëllimi i Edi Ramës, nuk është ky qëllimi i shqiptarëve.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1504944956284908/