TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Do ta vras e më pas do vras veten. Ja me këta dy plumba do ta vrasë!”. Ka qenë kjo deklarata e 23-vjeçarit Aldison Belulajt, në një bisedë më shokët rreth një javë më parë.
Dhe këtë veprim tragjik bëri, të dielën rreth orës 14:52, pasi Ariela Murati kishte refuzuar prej shumë vitesh kërkesën për lidhje dashurie.
Mësohet se Aldisoni e kishte kërkuar edhe në familjen Murati dorën e vajzës, gjë e cila ishte refuzuar nga prindërit, pasi vajza sipas tyre nuk ishte dakord dhe i kishin kërkuar që mos të insistonte më.
Ndërkohë se 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po mbahet në jetë nga aparaturat.
Mjekët e spitalit të Tarumës kanë bërë të ditur se gjendja e të riut është problematike, ndërsa ka dëmtime të rënda në tru.