TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E teksa Aldison Belulaj vrau 21 vjeçaren dhe tani ndodhet me një këmbë në varr pas plumbit që qëlloi në kokën e tij, dyert e familjes Murati janë hapur për të pritur të afërmit e miqtë e Arjelës 21 vjeçare.
Në fshatin Zharrës, fare pranë shtëpisë ku jetonin familjarët e Arjelës, gjen në shtyllë lajmërimin e vdekjes së parakohshme të 21 vjeçares. Ka heshtje, por edhe një dhimbje të madhe dhe padyshim lotët e shumtë të familjarëve, që kur erdhën në Tiranë e panë në morg trupin e pajetë të vajzës së tyre, thanë se “ai do ta paguajë shtrenjtë".

Këto janë të vetmet fjalë që janë “regjistruar” deri më tani, e që kanë dalë nga shpirti i drobitur i familjarëve të Arjelës.
Mësimi në Fakultetin e Drejtësisë, aty ku studionte e reja, nuk do të zhvillohet këtë të hënë. Shumë studentë i janë drejtuar fshatit në Fier, për të nderuar 21 vjeçaren, miken dhe ‘kolegen’ e tyre të drejtësisë. Arjela ishte deri në fund të jetës së saj një studente ekselente, dhe pikërisht për këtë fakt, respekti për të nuk ka munguar, e aq më tepër këtë të hënë, ditë kur e reja do të përcillet për në banesën e fundit.
Policia nga ana tjetër ka bërë lëvizjet e domosdoshme dhe ndodhet në familjen e 23 vjeçarit Aldison Belulaj. Ka dyshime dhe një frikë të arsyeshme se gjithçka mund të ndodhë, përfshi këtu dhe një skenë hakmarrjeje.