AKTUALITET, 22 Janar 2018, 09:19

Burri mbyti gruan, zbulohet bashkëpunëtori i tij në krim/Emri

Bashkëpunëtori i një vrasje të ndodhur në 2016-ën është ndaluar nga policia e Shkodrës. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 35-vjeçarin, Fatjon Kurmeshtna, banues në Shkodër. Ai dyshohet  se ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e shtetases Suela Sulës, më 18 prill të 2016-ës.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar dhe bashkëshorti saj, shtetasi Sadetin Sula.

“Ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se Fatjon Kurmeshtna dyshohet si bashkëpunëtorë në vrasjen e shtetases S. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhenie familjare, kryer në bashkëpunim’”, – thuhej në njoftimin e policisë.