TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të befasuar, shokuar e pa fjalë kanë mbetur të gjithë ata që i njihnin dy të rinjtë, Ariela Muratin që u la e vdekur në vend nga një plumb kokës, vrarë nga Aldison Belulaj, i cili më pas qëlloi edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Panorama” ka folur me një nga mësueset e dy të rinjve, në kohën që ata kanë qenë në gjimnaz në Zharrëz.
Njëra nga mësueset e dy të rinjve, M. L., tregon se djalin e ka pasur në klasë kujdestari dhe vajzës i ka dhënë mësim.
Sipas saj, të dy kanë qenë fëmijë të mbarë dhe nuk kanë sjellë asnjëherë probleme në shkollë.
“Unë kam pasur në kujdestari djalin. Ka qenë tip i qetë, jo shumë i lëvizur. E kam njohur edhe vajzën, ajo ishte dy vite pas tij. Unë i jepja mësim lëndën e anglishtes. Vajza ishte nxënëse ekselente, një nga vajzat më të mira të shkollës”, ka thënë ish-mësuesja e dy të rinjve.