TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën dje, ku një i ri vrau një vajzë dhe më pas qëlloi edhe veten. Ngjarja ndodhi përpara portës së Fakultetit të Mjekësisë, ku Aldosen Belulaj qëlloi me 5 plumba studenten e Juridikut, Ariela Muratin dhe më pas qëlloi edhe veten me një plumb në kokë.
21-vjeçarja humbi jetën, ndërsa Belulaj mbeti i plagosur rëndë.
Ministrja Gjonaj e quan vrasjen e studentes një tjetër viktimë të dhunës në shoqëri dhe u bën thirrje shqiptarve të përkrahin çdo grua në situatë dhune.
“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune”, shprehet Gjonaj.