AKTUALITET, 13 October 2026, 14:30

VIDEO/ Protesta nis me tensione te Ministria e Arsimit, studentët hedhin kapsolla, vezë, letra higjenike dhe bojë drejt godinës

VIDEO/ Protesta nis me tensione te Ministria e Arsimit, studentët hedhin

Ka nisur protesta e njoftuar e studentëve para Ministrisë së Arsimit teksa ka nisur grumbullimi i të rinjve dhe qytetarëve. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, të rinjtë shihen me pankarta në duar teksa bëjnë thirrje kundër qeverisë.

Protestues janë grumbulluar edhe para Kryeministrisë teksa ende nuk dihet nëse ata do të bashkohen me studentët para Ministrisë së Arsimit apo do të jenë dy tubime në dy lokacione.

Policia gjithashtu është mobilizuar dhe ka marrë masa. Forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit.

Protesta para godinës së Ministrisë së Arsimit nuk ka kaluar pa tensione. 

Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur kapsolla, vezë, tullumbace me ujë dhe letra higjienike në drejtim të godinës.

Ata bëjnë thirrje për revolucion dhe dorëheqje të qeverisë Rama.

“Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar problematikat që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Në pjesën e pasme të godinës së Ministrisë së Arsimit kishte forca të shtuara policie, si dhe një autobot me ujë.

Protesta ishte thirrur nga studentët dhe të rinjtë në nivel kombëtar, me pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar reagim institucional.

Pjesëmarrja është tepër e lartë, ndërsa thirrjet e tyre kanë qenë të forta përpara Ministrisë.

“Studentët kërkojnë revolucion”, “Bashkohuni studentë”, ishin thirrjet e tyre.  Me flamuj kombëtar, studentët bënë edhe thirrje edhe për dorëheqjen e kryeministrit të vendit Edi Rama.

 Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, se kanë zhytur vendin në varfëri, për shkak të korrupsionit të përhapur në qeverisje.

VIDEO/ Protesta nis me tensione te Ministria e Arsimit, studentët hedhin

VIDEO/ Protesta nis me tensione te Ministria e Arsimit, studentët hedhin