TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja për Universitetin do të ketë sot në orën 11:00 një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit. Aksioni ka të bëjë me protestën e thirrur për datën 24 janar, e cila do të mbahet para kryeministrisë. Kjo protestë është planifikuar të mbahet me qëllimin e vetëm për të kërkuar nga ministria zgjidhjen e katër çështjeve kryesore. Këto kanë të bëjnë me:
-Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;
- Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;
- Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;
- Në fund, në solidaritet dhe bashkë me studentët e FGJM, kërkojmë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike Fakultetit të Gjeologji Miniera./TPZ.AL