AKTUALITET, 22 Janar 2018, 11:32

VIDEO/Rama përplaset live me naftëtarët që i thonë se janë pa punë e bukë: Dëgjo, mos bëj si Flamur Noka

VIDEO/Rama përplaset live me naftëtarët që i thonë se

Në interpelancën me naftëtarët nga ekranet e Partisë Socialiste, Edi Rama foli edhe për reformën në drejtësi. Duke iu referuar hetimeve për privatizimin e ARMO-s, Rama tha se nuk kishte garanci nëse një hetim i tillë do të niste, sepse prokuroria kërkoi të mbyllë edhe CEZ.

“E patë që shkoi prokurorja të mbyllte dosjen, këtu nuk po hetohet një nga faktet më tronditëse. Nuk e di a do ndodhi ndonjëherë hetimi me ARMO-n, por jam me ju. Është privatizim kriminal që nuk ka pasur ndëshkim. Prandaj jemi të impenjuar të bëjmë reformën në drejtësi, prandaj dhe kërcasin çizmet se prokurorja nuk është më e atyre që kanë mbajtur mbyllur kapakët e zullumeve të të gjitha qeverive po të doni” u shpreh Rama.

“Unë do vij atje në Ballsh, siç erdha herën tjetër për ta rivënë në punë rafinerinë. Jeni në të drejtën tuaj që të mos besoni. Ja u thashë, nuk është një, ja u thashë miqtë e mi jua thashë, kjo nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet që ju jeni në gjendje dëshpërimi ku ju merrni rrugën në këmbë nga Fieri, se për ça e merrni rrugën në këmbë kur ne na keni në dispozicion….”

Por ndërsa kryeministri përmendi edhe rrugën e naftëtarëve në këmbë drejt Tiranës, njëri prej tyre i preu fjalën. Por ndërsa kryeministri përmendi edhe rrugën e naftëtarëve në këmbë drejt Tiranës, njëri prej tyre i preu fjalën.

“Jemi pa bukë dhe pa punë ore, jemi pa bukë dhe pa punë. Prandaj nisemi në këmbë” u shpreh një prej naftëtarëve, të cilit Rama ia ktheu: Mos më bëj si Flamur Noka ti aty!

 

Debati:

Rama: Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi

Naftëtari: Se jemi pa bukë ndaj

Rama: Mos bëj Flamur Nokën aty nga vendi

Naftëtari: Nuk është nga ana ime

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155495488991523/