TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familja Murataj në Zharrëz të Fierit ka hapur sot dyert e mortit, pas vdekjes së vajzës 21 vjeçe, nga dora e 23 –vjeçarit, Aldison Beluli. Ky i fundit qëlloi më pas edhe veten. Momentet e ngjarjes ishin të tmerrshme edhe për qindra të rinj dhe kalimtarë që u gjendën aty. Ndërkohë që vajza humbi jetën , Aldisoni ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se gjendja është kritike. Mjekët kanë bërë ndërhyrjet e nevojshme, por deri tani nuk mund të thonë asgjë për ecurinë.
Beluli ndodhet në reaminacion në spitalin e Traumës, ndërsa mbahet në jetë me aparatura. Thuhet se 23-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në tru. Ai iu nënshtrua dje një operacioni në kokë që zgjati 5 orë. “Gjendja e Aldison Belulit është shumë serioze” – shprehen mjekët.
Beluli qëlloi ditën e djeshme me plumba në në bark nga Murataj, pasi kjo e fundit nuk pranonte që të lidhej me të. E reja vdiq pak minuta më vonë në spital.
Ajo çfarë dy të rinjtë kanë biseduar në atë moment duket se do të mbetet e pazbardhur. Ndërkohë që vrasja pas veprimeve të kryera nga 23-vjeçari ka qenë e paralajmëruar. Fakti që ai ka shkuar në takim me armë dhe ka qëlluar mbi të vetëm pak minuta pasi kanë debatuar, tregon se vrasja ka qenë e paramenduar. Aldisoni, mësohet se edhe një javë më parë ka debatuar me të afërmit e Arielës, në qendër të fshatit. Ai ishte i vendosur për këtë lidhje, e cila refuzohej nga vajza./TPZ.AL