AKTUALITET, 22 Janar 2018, 09:09

Mungesa e mjekëve në Fier, dërgimin e specialistëve nga Tirana, Rama e shet si sukses

Mungesa e mjekëve në Fier, dërgimin e specialistëve nga

Prej disa kohësh spitalet rajonale të vendit vuajnë nga mungesa e mjekëve të specializuar. Kryeministri Rama jo në pak raste u ka bërë thirrje mjekëve të Tiranës që të shkojnë në rrethe duke punuar me javë dhe për këtë ata do të shpërblehen disa herë më shumë se sa rroga që kanë. Ditën e sotme kryeministri ka publikuar një video nga spitali rajonal i Fierit, ku ka dhënë lajmin se mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë kanë shkuar për tëbërë vizita.

Kryeministri këtë e shet si arritje, por e vërteta qëndron ndryshe.

Për shkak se një pjesë e mirë e mjekëve dhe infermierëve janë larguar nga Shqipëria në spitalet rajonale në vend ka mungesë stafi, ndaj qeveria po dërgon nga Tirana.

Kjo është edhe arsyeja që pak ditë më parë Rama njoftoi se rroga e mjekëve që do të pranojnë të punojnë në rrethe do jetë 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetra./TPZ.AL

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155494284016523/