TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pasi deklaruan se do të bënin ndryshime në rregulloren e Kuvendit, partia socialiste përmes kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, tha se një gjë e tillë u bë vetëm për të reflektuar ndryshimet kushtetuese.
“Ndryshimet e propozuara në rregullore janë njoftuar prej shumë kohësh, që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e momentit. Kjo rregullore reflekton ndryshimet kushtetuese të bëra prej disa vitesh, ndryshimet kushtetuese të 2012, ato të 2016, ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme, nëse Kuvendi do të respektojë rregulloren apo Kushtetutën, si në rastin e deputetit Saimir Tahiri, ku nëse Këshilli i Mandateve do t’i referohej rregullores do të ishte gabim”, tha balla. Më tej ai shtoi se nuk po ndryshohet asnjë ligj, por vetëm po përshtatet rregullorja me Kushtetutën. Ai hodhi poshtë akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha më herët se propozimi i mazhorancës është një ligj i posaçëm për t’iu shmangur drejtësisë. Sipas Ballës, Basha nuk di të bëjë dallimin mes rregullores së Kuvendit dhe ligjit.